Sot është dita pa makina në Tiranë dhe në disa qytete kryesore të vendit. Para disa ditësh, qeveria njoftoi se duke nisur nga data 3 prill, “e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku”, nismë kjo për të kursyer karburant.
Qarkullimi do të kufizohet nga ora 09:00-15:00 ditën e sotme.
Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhe George.W.Bush.
Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.
Berat:
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.
Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).
Fier:
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Durrës:
Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”
Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.
Korçë:
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.
Lezhë:
Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit”Besëlidhja”;
Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.
Dibër:
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00
Lushnje:
Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”
Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 tetori” deri tek kryqëzimi “Labëria”
Vlorë
1. Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rrethrrotullimi në Skelë.
2. Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.
3. Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës “Kosova”, me rrugën “Pelivan Leskaj”.
Nderkohw qw ne terren ndodhen 40 forca policie si te rendit ashtu dhe bashkiake.
Top Channel