Besimtarët myslimanë falen në Mekë, hiqen shumë kufizime nga Covid-19

03/04/2022 15:55

Besimtarët myslimanë u  falën në Xhaminë e Madhe në qytetin e Mekës të Arabisë Saudite në ditën e parë të muajit të agjërimit të Ramazanit pas heqjes së shumicës së kufizimeve të Covid-19 që përfshinte edhe  distancimin fizik në hapësirat publike

Arabia Saudite njoftoi të shtunën se po hiqte shumicën e kufizimeve të Covid në mënyrë që të mund të lehtësonin ardhjen e besimtarëve myslimanë.

Mbretëria Saudite, e cila është shtëpia e dy vendeve më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë, nuk do t’u kërkojë më udhëtarëve të vaksinuar të tregojnë një test negativ ose karantinim.

Mikpritja e besimtarëve është një çështje prestigji për sundimtarët sauditë, për të cilët kujdesi ndaj vendeve më të shenjta të Islamit është burimi i tyre më i fuqishëm i legjitimitetit politik.

Në vitin 2021, shpërthimi i koronavirusit detyroi autoritetet saudite të zvogëlojnë në mënyrë dramatike haxhin për një vit të dytë, dhe vetëm 60,000 qytetarë dhe banorë të mbretërisë të vaksinuar plotësisht morën pjesë.

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë. Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA