Një fotoreporter është viktima e radhës e sulmeve ruse në Ukrainë, që vazhdojnë pa ndërprerje në ditën e 38-të.
Maks Levin, babai i katër fëmijëve u vra në kryeqytetin ukrainas, Kiev, sipas zyrtarëve vendas.
Levin u zhduk më 13 mars teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa trupi i tij u gjet ditën e djeshme në fshatin Huta-Mezhyhirska, raporton Sky News.
Shefi i fotografit tha se ai ka qenë i shoqëruar me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.
Deri më tani nuk ka një informacion për vendodhjen dhe gjendjen shëndetësore të gazetarit.
Në 23 mars, në Kiev u vra dhe gazetarja Oksana Baulina, teksa po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit.
Më herët, në 13 mars, ish-gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin, ndërsa dy gazetarë të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.
Our good friend, famous war photographer Maks Levin, is dead.
He went missing during the Battle of Kyiv on March 13.
Many in the community still had a hope of him being taken prisoner by the Russians.
Unfortunately, his body was recovered on April 1.
Rest in peace, friend. pic.twitter.com/oQOL7sZ5Ge— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) April 2, 2022
Top Channel