15/11 07:08
Qindra qytetarë ukrainas të bllokuar në Mariupol, pritet të largohen nga qyteti të dielën me disa autobusë.
Sipas njoftimeve 10 autobusë të mëdhenj pritet t’i dërgojnë rreth 500 njerëz në Zaporizhja.
Rreth 100,000 njerëz janë ende në qytetin e goditur dhe tashmë të dëmtuar rëndë.
Sipas zëvendëskryeministres ukrainase, Iryna Vereshchuk, duhet të kishte pasur një korridor humanitar për automjetet private nga Mariupoli që nga sot (e shtunë).
Top Channel