36 vjeç Sokol Pepushi i cili një ditë më parë i shpëtoi sulmit me një ndezës granate në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, sot është vënë në pranga e policisë.

Në komunikatën e policisë shpërndarë mediave, Pepushi thuhet se ai është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë. Ndaj tij është ngritur akuza e mos kallëzimit të krimit.

Sakaq policia ka shpallur në kërkim 46 vjecarin Admir Zogaj, si autor të ngjarjes për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë:

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Pepushi 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Admir Zogaj 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Pas kësaj ngjarjeje, Pepushi është larguar pa njoftuar Policinë dhe nderkohe vijon puna për kapjen e Admir Zogaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit Admir Zogaj si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit Sokol Pepushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA