Shën Sofia lutja e parë në 88 vjet, falja speciale për muajin e shenjtë të Ramazanit!

02/04/2022 15:37

Për të parën herë në 88 vjet, ne Shën Sofine, e rikthyer prej dy vitesh në xhami, u fal namazi i pare i teravisë, një lutje speciale kjo për fillimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Një sërë eventesh janë parashikuar të mbahen këtë muaj në objektin e famshëm të kultit, që për afro 1000 vjet ishte katedralja më e madhërishme e krishtërimit, por korrikune 2020-tës, pas thuajse një shekulli që kishte shërbyer si muze, u vendos të rikthente faljet e myslimanëve. Gjykata e lartë turke vendosi atëherë të anullonte vendimin e Mustafa Qemal Ataturkut, që e kishte shndërruar xhaminë në muze në fillim të shekullit të kaluar.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit megjithatë, ajo nuk u arrit të përdorej nga frika e rrezikut të infektimit. Tani që shumica e popullsisë turke është vaksinuar dhe numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm, autoritetet vendosën që ta rihapin Shën Sofinë gjatë muajit të Ramazanit. Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi kishën në xhami.

Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Hagia Sofinë në muze, duke përcjell askohe mesazhin se Turqia moderne është një vend laik. Për vite me radhë, simbole të fesë islame dhe të krishtërimit bashkëjetuan në mënyrë harmonike në këtë mrekulli arkitekturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA