Sulmet dhe tensionet në rajon, Katari rihap pjesërisht hapësirën ajrore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar ushtarët rusë se po lënë mina gjatë tërheqjes në zonat në veri të Ukrainës.
Ukraina thotë se trupat e saj kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 30 qyteteve dhe fshatrave në rajonin e Kievit që kur Rusia njoftoi këtë javë se do të pakësojë operacionet e saj rreth kryeqytetit për t’u fokusuar në lindje.
“Në veri të vendit tonë, pushtuesit po largohen. Është e ngadaltë por e dukshme. Në disa vende ata po dëbohen me luftime. Diku tjetër po braktisin pozicionet e tyre. Ata po minojnë të gjithë këtë territor. Shtëpitë janë të minuara, pajisjet janë minuar, madje edhe trupat e të vdekurve”, tha Zelendky.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka ende një përgjigje për akuzat.
Top Channel