Sali Berisha duhet të ishte i qetë. Fitoi në 6 mars, fitoi në gjykatë dhe u fut në mbledhje të grupit kuvendor.

Dukej një fitore e plotë, deri pak ditë më parë. pastaj…

Berisha: Do thuash ti ka nisur punën të blejë deputetë, do të dështojë me turp.

Alarmi i ri i doktorit është afrimi i procedurave kuvendore për të zgjedhur presidentin e ri.

Tashme ai ka kuptuar se ka një tjetër betejë dyfishe, e para të verë kontroll mbi grupin kuvendor dhe e dyta të imponohet si faktor në negociata.

Por këtu serish llogaritë ia prish ish beniamini i tij. Një natë më parë në një program televiziv, Berisha nuk e fshehu dot shqetësimin.

 “E kam dëgjuar që e ka thënë vetë Lulzim Basha që jam kandidat për president”, tha Berisha.

Edhe nëse nuk është Basha, si kandidat, emri i ardhshëm i presidentit mund të kaloje përmes votave të grupit të tij. Megjithëse humbi çdo betejë, brenda dhe jashtë partisë, Lulzim Basha sot ka disa deputetë të rreshtuar pas tij. Kaq numra do të mjaftonin që presidenti i ri të zgjidhej që në raund të parë. Por ndërkohë edhe një grup tjetër deputetësh demokratë, megjithëse kritike ndaj Bashës pas disfatës së 6 marsit, nuk janë rreshtuar me Berishën, përkundrazi, kanë qenë të ashpër ndaj tij.

Pikërisht me këtë grup të dytë thuhet se ndërkombëtarët po mbajnë kontakte dhe zhvillojnë takime jashtë vëmendjes publike. Qëllimi? Jo thjesht të nxjerrin një president jashtë ndikimit të Berishës, por të minimizojnë rolin e tij politik jashtë PD. Pra PD pa bashën, në qoshe, ndërsa Basha pa PD, por me grup deputetësh, pjesë e vendimmarrjes politike.

Si ajo për presidentin. Kjo ka bërë që Berisha t’i kthehet kritikave të ashpra ndaj Bashës, apo me saktë siç thotë ai: Bravës, më fal Bashës.

Makthi i ri i Berishës është që brava që i mbylli derën e PD, tani të vendoset në derën e presidencës.

“Komiteti i Rithemelimit as e ka diskutuar asnjë lloj kandidature, aq me pak Lulzim Bashën”, tha Harxhi.

Në një shenjë simbolike se i ka të gjithë rreshtuar pa vetes, në kujtimet e dy prillit të shtunën, Berisha u shfaq me 5 deputetët e qarkut, edhe ata qe i kishin dalë kundër.

“Nuk votoj në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Një deklaratë që për Alibeajn, Bashën e me gjasë amerikanët nuk ka asnjë vlerë.

 “Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar”.

Ardhja e Berishës në PD duket se nuk sjellë atë kohezion që mbështetësit e tij prisnin. Mbështetësit e tij, nuk lejuan të flasë kryetarin lokal të PD , një kritik i fortë i Berishës.

Duket se rikthimi në seli, nuk ka sjellë dot as unitet dhe as kontroll. Më shumë këtë do ta testojë vota për president të Republikës. Një test edhe për vlerën reale të fitores së Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA