Kamera e shoferit tregon policin që e qëllon me shock-elektrik pas ndalesës së trafikut në SHBA (VIDEO)

02/04/2022 17:53

Prokuroria lokale e Tennessee, SHBA ka bërë thirrje për hetime pas nje incidenti te rende mes policit Evan Driskill dhe drejtuesit të automjetet Delane Gordon, ku ky i fundit duket se është keqtrajtuar nga oficeri që rrjedhimisht e qëlloi me armën paralizuese të rrymës elektrike.

Oficeri tha se përdori armën pasi burri që kishte ndaluar kishte nisur të bëhej konfliktues duke mohuar se drejtonte mbi limitin e shpejtësisë, refuzonte të dorëzonte mjetet e identifikimit, kërkonte të shihte një epror, dhe qëndronte në makinë kur ishte urdhëruar të dilte prej saj.

Shoferi përballet tashmë me akuza shpejtësi mbi normat e lejuara, rezistencë ndaj arrestit, sjellje jo-korrekte sipas dëshmisë së policit. Por prezantimi i regjistrimit video nga avokati i tij u tregoi autoriteteve një histori krejt tjetër.

Në të shihet shoferi Delane Gordon që mban dokumentet e tij në dorë teksa polici Evan Driskill qëndron gati për të qëlluar me pistoletën elektrike. “Ai më tha se më ndaloi për shkelje trafiku dhe më qëllon me pistoletën elektrike, prandaj unë desha të flas me eprorin e tij,” thotë Gordon.

Oficeri i racës së bardhë përsërit disa herë  “Dil Jashtë!” ndaj Gordon, i cili është afro-amerikan.

“Ja ku e ke patentën, për çfarë arsyeje?” pyet Gordon.

“Refuzove të më japësh informacion. Tani të them të dalësh nga makina dhe po reziston. Dil jashtë!” thotë oficeri duke afruar pistoletën elektrike te trupi i Gordon.

“Zotëri ndjehem shumë në siklet, ju lutem më thërrisni eprorin tuaj,“ lutet Gordon, por Driskill fut armën në këllëf dhe e kap shoferin me të dyja duart duke u përpjekur ta tërheqë jashtë automjetiet. Mes përleshjes pamja video e Gordon ndërpritet.

Në dëshminë e tij oficeri tha se polici Gordon kishte refuzuar të dilte nga makina prandaj ai e kishte qëlluar me rrymë elektrike, e kishte shtrirë përtokë dhe e kishte prangosur prapa kurrizit.

Gordon nuk kishte të dhëna të mëparshme kriminale dhe ishte treguar i respektueshëm gjatë të gjithë episodit, ai tha se qëllimi i tij është të risë ndërgjegjësimin për sjelljen e policisë amerikane dhe të largojë akuzat ndaj vetes, për çka tha se është i sigurtë se do të bëjë.

Ndaj oficerit nuk janë marrë masa.

FOTO GALERI
1/3
SHBA ka bërë thirrje për hetime pas nje incidenti te rende mes policit Evan Driskill dhe drejtuesit të automjetet Delane Gordon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA