Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare: Duhet të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për Putin

02/04/2022 16:38

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha se një urdhër-arresti ndërkombëtar duhet të lëshohet për presidentin rus, Vladimir Putin.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Temps”, Carla Del Ponte tha: Putini është një kriminel lufte.

Ajo tha se ishte e tronditur nga varret masive në Ukrainë, sidomos në zonën e Mariupolit.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive”, tha ajo për gazetën Blick.

“Këta njerëz të vdekur kanë të dashur që as nuk e dinë se çfarë po ndodh me ta. Kjo është e papranueshme.”

Avokatja zvicerane mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës të ICC-së në Ruandë, Siri dhe ish-Jugosllavi dhe tha se ka krime të tilla po kryhen edhe në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA