Sokol Hazizaj avokati i ish deputetit të PS, Alqi Bllako i arrestuar tashmë për korrupsion në cështjen e inceneratorëve, e konsideroi masën e sigurisë lënë në fuqi nga gjykata e posaçme si jo të drejtë.
“Është joligjore dhe jo e drejtë, u la në fuqi vendimi që për ne është haptazi jo vetëm në mungesë të respektit të lirisë së Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë për kodin e procedurës administrative.’ u shpreh Hazizaj.
Lidhur me pretendimet e paraqitura në gjykatë nga mbrojtja, Hazizaj tha se faktet penale të cilat ka identifikuar organi i hetimit, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako.
“Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi i hetimit, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm, ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga Këshilli i Ministrave. Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave.” – vijoi më tej ai, ndërsa komentoi edhe akuzat për një udhëtim të ish deputetit socialist me Klodian Zoton.
“Kjo nuk është provë bindëse sa kohë që nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon.” tha Hazizaj.
Top Channel