Dëborë në prill! Bulqiza vesh “mantelin e bardhë” edhe në pranverë (Pamjet)
02/04/2022 16:56
Edhe pse jemi në muajin prill, zyrtarisht në pranverë, qyteti verior i Bulqizës sërish ka veshur “mantelin e bardhë”.
Bulqiza është përfshirë nga reshje shiu dy ditët e fundit, ndërsa reshjet e dëborës kanë nisur në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit në qytet.
Gjithashtu shumë fshatra të thella në njësisë administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht janë mbuluar nga dëbora.
Probleme ka pasur në linjat e transmetimit të tensionit të mesëm dhe atë të ulët në zonat e thella.
Top Channel