Britanikët e paguajnë 54% më shtrenjtë energjinë, fatura e re rritje “stratosferike”

02/04/2022 15:42

Një rritje e ndjeshme e faturës së energjisë u kthye në dëshminë e fundit të krizës më të ashpër të kostos së jetësës që ka prekur britanikët prej vitesh

Rreth 22 milionë familje do t`i shohin që faturat e tyre vjetore të rriten në rreth 2000 paundë, thotë CNN, pasi rregullatori i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar e rriti tavanin e cmimit me 54% – kapërcimi më i madh ky që kur pati filluar kufizimin e rritjes së cmimeve në 2017. Cmimi tavan vendos një limit për maksimumin e kuotimin që mund të vendosin furnizuesit për njësi energjie. Një rritje e tillë do të dyfishojë numrin e familjeve angleze që po jetojnë me të ashtëuajturin “stres nga karburanti”, pra ato që shpenzojnë të paktën 10 për qind të të ardhurave totale për faturat e energjisë. Së shpejti mund të ketë 5 milionë familje të tilla në Britani, vazhdon artikulli.

Unë bëj dy punë, po mendoj dhe për një të tretë sepse cmimet po rriten, ndërsa pagat jo. Nuk ka asnjë ndihmë të vërtetë nga askush për të mbështetur njerëzit që janë luftuar të paguajnë faturat. Kështu që do të jetë shumë e vështirë. Do të na godasë shumë rëndë. Dua të them, gjithçka po rritet në të njëjtën kohe, cmimet e gazit, energjisë dhe karburantit, dhe kjo është mjaft e vështirë. Unë nuk kam pagë të keqe, e megjithatë janë duke luftuar që të përballoj jetesën, dhe thjesht nuk e kuptoj sesi mund të jetë e drejtë kjo gjë.

Kjo është goditja më e madhe e çmimit të energjisë që mbaj mend,” tha Adam Scorer, shefi ekzekutiv i shoqatës National Energy Action. “Ky realitet do të shtypë shumë njerëz me të ardhura të ulëta”, shtoi ai.

Faturat e britanikëve ishin rritur me 12% që tetorin e kaluar, hera e fundit kur u ndërhy në tavanin e cmimit, pasi kriza globale e furnizimit me gaz natyror i shtyu çmimet e shitjes me shumicë drejt nivelesh rekord. Fondacioni Resolution, një organizatë që analizon standardet e jetesës, vlerëson se nëse çmimet rriten më tej në tetor, numri i familjeve britanike që luftojnë për të paguar faturat e tyre të energjisë mund të arrijë në 7.5 milionë – pothuajse një e treta e të gjitha familjeve në Mbretëri të Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA