A pati të shtëna në Elbasan? Policia sqaron ngjarjen: U arrestua një person me armë, por …
02/04/2022 20:40
Policia e Elbasanit gjatë një operacioni në bashkëpunim me FNSH-në ka kapur një person me armë këtë të shtunë tek stacioni i trenit në Elbasan.
Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa operacioni dhe kontrollet vijojë për të vënë në pranga personat që janë në shkelje me ligjin.
Policia ka sqaruar se nuk ka pasur të shtëna me armë, ashtu siç u raportua nga një pjesë e mediave në vend.
Kujtojmë se Elbasani është një ndër ‘zonat më të nxehta’ të vendit, ku dominon krimi.
Top Channel