Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë , por jeta në kryeqytetin Kiev po rifillon pak nga pak.
Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një komunikimi të tij ditor në mediat sociale deklaroi se ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë ushtarakë, të akuzuar për tradhti.
Ata janë dy zyrtarë të shërbimeve sekrete në rajonin e Kherson, një nga zonat ku dyluftimet kanë qenë më të ashpra, dhe ku ushtria ruse ka pushtuar pjesën më të madhe të territorit.
“Nuk kam kohë për t’u marrë me të gjithë tradhtarët, por gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”, deklaroi Zelensky,
Presidenti ukrainas tha se forcat ruse janë tashmë të zmbrapsura nga zona e Kievit dhe e Chernivit, por situata në lindje dhe veçanërisht ne Donbass mbetet e rëndë, pasi gjithçka tregon se trupat e Kremlinit po riorganizohen në pritje të një sulmi të madh.
Top Channel