Gazetari rus Andrey Babitsky, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Babitsky ishte një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe shpesherë është quajtur tradhëtar.

Ai u gjend i vdekur ditën e sotme në banesën e tij në Donetsk por nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Në një raportim të tijin në luftën e Rusisë në Çeçeni, ai u mbajt edhe në robëri nga trupat ruse. Tetë vite më parë ai u shkarkua nga Radio ruse Liberty, pasi mbështeti aneksimin e Krimesë nga Ukraina dhe jo nga Rusia.

Ai u transferua në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore dhe në vitin 2015 ndihmoi në hapjen e një stacioni televiziv në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA