Protesta të punonjësve të çelikut pas shkurtimeve të vendeve të punës në veri të Francës (fotot)
25/11 19:28
Ukraina ka rimarrë pasditen e sotme qytetin e Bucha pranë kryeqytetit të Kievit. Lajmin për mediat e bëri të ditur kryebashkiaku i Buchas Anatoli Fedoruk.
Ai tha se ditën e djeshme vendi i tij është çliruar nga rusët dhe se kjo ditë shënon një moment gëzimi e fitoreje nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Sot, më 31 mars, qyteti ynë është çliruar nga orkët rusë, pushtuesit rusë nga Forcat tona të Armatosura të Ukrainës. Kjo ditë përbën një ditë gëzimi dhe fitoreje të Forcave tona të Armatosura të Ukrainës. Dhe ne presim fitore të tilla në të gjithë Ukrainën,” tha Fedoruk në një video përpara bashkisë së Buçës që u publikua të premten.
Top Channel