Çështja e furnizimit me ujë mbetet një nga treguesit kryesorë të cilësisë së jetës dhe investimet në këtë produkt mund të konsiderohen lehtësisht si shprehja më e lartë e kujdesit ndaj konsumatorit.

Uji i Ftohtë “Tepelenë” është produkt, i cili përmbush kriteret rigoroze të certifikimit ndërkombëtar, në të gjitha parametrat e tij.

Pas testimeve në Shqipëri, dhe më pas Greqi dhe Itali, nga institucione akreditimi cilësie me standarde të Bashkimit Evropian, ky ujë rezulton se gëzon një burim natyral, me rrjedhje të lirë dhe pa nevojë për trajtime shtesë.

Përveç pastërtisë mikrobiologjike, përbërësit e tij fiziko-kimik janë të qëndrueshëm ndër vite, gjë që tregon se ky burim kurrë nuk ka pësuar ndotje apo ndërhyrje.Vetë sistemi i menaxhimit të cilësisë të Uji i Ftohtë “Tepelenë” është konform standardit ISO 9001:2015.

Sasia e kripërave dhe mineraleve është e kontrolluar dhe në nivelet e duhura për të ofruar një jetesë të shëndetshme ndaj çdo grupmoshe.

Investimet në Ujin “Tepelena” nuk janë të vetmet projekte të ndjeshme ndaj konsumatorit që kompania ka ndërmarrë. Së fundmi, në përgjigje të ndotjes ndaj mjedisit, Uji i Ftohtë “Tepelenë” ka revolucionarizuar transportin e shitjeve, duke transformuar një pjesë të madhe të flotës së tyre me makina 100% elektrike, të cilat kryejnë procesin purifikues të ajrit të dhjetëra mijëra pemëve në vit. Ky investim vjen pas atij të sistemit fotovoltaik, ku nëpërmjet një transformimi prej € 360,000, Uji i Ftohtë “Tepelenë” ka shtruar 3221 m2 me panele fotovoltaike, të cilat mbulojnë 60.9% të nevojës për energji.

E përkthyer në ajër, ky investim redukton 360 ton dioksid karboni në vit, sasi e barabartë me 10,576 pemë të nevojshme për ta përthithur këtë sasi CO2.

Kështu, nga burimet e nëntokës, deri te pastërtia e ajrit, Uji i Ftohtë “Tepelenë” kujdeset për të vendosur standarde cilësie për të gjithë industrinë dhe jetët e konsumatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA