22/12 22:51
8 minatorë kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një miniere qymyri në Serbi.
Aksidenti ndodhi në orën 5 të mëngjesit të së premtes, në minierën e Soko raporton televizioni shtetëror serb, ku minatorët mbetën të bllokuar nën tokë pas shembjes së disa pjesëve të minierës.
Kreu i qendrës shëndetësore të zonës tha se të paktën 18 persona ishin shtruar në spital më dëmtime të lehta.
Mediat vendase raportojnë se të paktën 49 minatorë kanë qenë brenda minierës në momentin e ngjarjes.
Miniera e Soko është rreth 200 km në juglindje të Beogradit, dhe operon që nga viti 1900. Një aksident në këtë minierë në vitin 1998 vrau 29 minatorë.
Top Channel