Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, nis hetimi ndaj Kadastrës së Durrësit

01/04/2022 15:44

Prokuroria e Durrësit nis hetimin kryesisht mbi denoncimet publike të bëra nga kreu i AKSH-së Artan Lame lidhur me shkeljet flagrante dhe abuzimet me pronat në bregdet të kryera në Kadastrën e Durrësit nga vartësit e tij.

Burime nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë hetimet bazuar në faktet bëra publike në media lidhur me kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e prishjes, dëmtimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme të regjistruara në bregdetin e Durrësit.

Hetimet po kryhen për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

“Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes”,- thuhet në njoftimin e prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA