26/12 17:29
Rusia pretendon se helikopterët ukrainas hynë në hapësirën e saj ajrore në orën 5 të mëngjesit dhe goditën depon e naftës në Belgorod.
Një depo ruse me karburant u godit nga helikopterët ukrainas në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Në minutat e fundit, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se dy helikopterët MI-24 hynë në hapësirën e saj ajrore në orën 5 të mëngjesit përpara se të fillonin sulmin.
Ukraina tha se nuk konfirmojë apo mohon pretendimet.
Mësohet se flakët në depon e naftës po vazhdojnë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Depoja është pikërisht përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.
Top Channel