‘Rusët po rigrupohen’, Ukrainasit godasin depon e karburantit në kufirin rus

01/04/2022 13:17

Pas paralajmërimit të shefit të natos, se rusët po rigrupohen për një sulm të ri, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky doli me një video mesazh duke thënë se  rusët po ripozicionohen në rajonin lindor të Donbasit, në Mariupol dhe në drejtim të Kharkiv.

Zelensky: Në Donbas, në Mariupol dhe në drejtim të Kharkiv, trupat ruse po grumbullojnë potencialin e tyre sulmues. Ne do të mbrohemi. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe për të pastruar tokën tonë. Le të mos harrohet në Moskë se politika e sanksioneve vetëm do të vazhdojë dhe do të forcohet. Për sa kohë që nuk ka paqe, duhet të ketë sanksione. Nuk do të ketë alternativë tjetër derisa Rusia të fillojë të investojë në kërkimin e paqes po aq sinqerisht sa investon në shkatërrimin e shtetit tonë.

Nga ana tjetër sulme të rënda janë raportuar në disa qytete në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk .

Ndërsa te premten ruset akuzuan forcat ukrainase se kanë sulmuar  një depo karburanti në qytetin e Belgorod.

Belgorod është 40 km larg nga kufiri i Rusisë me Ukrainën, dhe 80 km nga nga Kharkiv, një nga qytetet më të sulmuara nga rusët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA