Rindërtimi i infrastrukturës së Mariupol do të kushtojë 10 miliardë dollarë

01/04/2022 17:29

Këshilli i qyetetit të Mariupolit ka vlerësuar se rindërtimi i infrastrukturës së qytetit mund të kapë vlerën prej 10 miliardë dollarësh, pas disa javëve të granatimeve intensive që i janë bërë nga Rusia.

Ky vlerësim është paraprak pasi lufta me Rusinë vazhdon dhe mund  të ketë shpërthime të tjera dhe vlera e rregullimit të infrastrukturës mund të arrijë shifra më të larta.

Në foton e mëposhtme mund të shihet se sa shumë janë shkatërruar shumë instritucione shtetërore, shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi ku shumë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa autokolonat humanitare luftojnë për të arritur në qytet.

“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t’i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare (të Drejtësisë)”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA