Policia ka shuar dyshimet për vendndodhjen e Alqi Bllakos.

Që prej mbrëmjes së shkuar, rreth orës 3 të mëngjesit ndodhet në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë. Ky njoftim i policisë hedh poshtë të gjithë aludimet se ish deputeti socialist është arratisur.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

Një ditë më parë, Policia zbatoi urdhër arrestet e zyrtarëve të akuzuar nga SPAK në dosjen e inceneratorëve.

Pëllumb Abeshi hyri me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por thuhej se policisë i mungonte një nga ‘peshqit e mëdhenj’.

Ndonëse u ngritën dyshime për Alqi Bllakon, policia reagoi mëngjesin e sotëm duke treguar se ku ndodhet.

Urdhri për arrestimin e tij u dha në mesditën e së enjtes pasi Gjykata Speciale Anti- Korrupsion miratoi kërkesën e SPAK.

Ndërsa kuvendi kishte konfirmuar se Alqi Bllako nuk ishte më deputet socialist dhe nuk kishte më imunitet.

Bllako me anë të një statusi në Facebook njoftoi dorëheqjen si deputet dhe përballjen me drejtësinë pa imunitet.

Ish-deputeti socialist akuzohet se në kohen kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar së bashku me ministrin Lefter Koka dokumentet zyrtare të shpronësimit të tokës në Fier ku do ndërtohej inceneratori i Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA