Një nga pikat më atraktive të Lezhës, Laguna e Kune Vainit ofron një pamje aspak te zakonshme per turistet të cilët e vizitojnë gjatë gjithë vitit.
Mbeturina të dala në sipërfaqe, një pjesë e lagunës e tharë, apo edhe inerte të hedhura për rreth sjellin një problem serioz për ekosistemin në këtë zonë.
Nga ana tjetër problem është dhe për banoret e zonës të cilët shprehen se nuk është marrë asnjë masë për tu mirëmbajtje e gjithashtu gjatë verës bëhet me problematike situata si shkak i aromave të pa këndshme.
“Po të vazhdojë kjo kohë e bukur, pas 15 ditësh s’mund t’i hapim dyert e dritareve sepse është erë e rëndë”, shprehen banorët.
Ndërkohe specialisti i zonave të mbrojtura Eduart Zeqiraj , shprehet se ky është një proces natyror qe ndodh çdo vit, por qe shpesh here faktori njeri e përkeqëson situatën.
Laguna e Kune Vainit është një nga zonat e mbrojtura e cila frekuentohet gjatë gjithë vitit ndaj ndërhyrja nga ana e institucioneve duhet të jetë imediate.
Top Channel