Papa Francesku ka kërkuar falje për abuzimet që për dekada me radhë janë bërë me fëmijët që i përkasin komunitetit indigjen në shkollat katolike në Kanada, duke shprehur indinjatën e tij.
Pas takimeve me grupet indigjene inut dhe Metis, ku dëgjoi historitë e vuajtjeve , diskriminimin dhe format e tjera të abuzimit ndaj tyre papa tha se u kërkonte falje.
Ati i shenjtë foli për një ndjenjë keq ardhje dhe turpi për ata anëtarë të kishës katolike që drejtuan këto shkolla,
“Unë ndiej turp dhe keqardhje, për rolin që disa anëtarë të kishës katolike, sidomos ata që kishin përgjegjësi edukimin , kanë pasur në këto gjëra që ju kanë lënduar ju, dhe abuzimet që ju keni vuajtur, si edhe për mungesën e respektit që është treguar ndaj identitetit tuaj, kulturës dhe vlerave tuaja shpirtërore. Për sjelljen e tyre unë kërkoj faljen nga zoti, dhe dua t’ju them se më vjen shumë keq për këtë.
Më shumë se 150 mijë fëmijë që i përkasi komunitetit indigjen u detyruan që të ndiqnin shkollat rezidenciale në Kanada dhe më shumë se 60 përqind e tyre drejtoheshin nga kisha katolike. Me qindra vetë, përfshirë delegatë familje mbështes të grupit indigjen u mblodhën për të dëgjuar fjalimin e ndjere te Papës.
Top Channel