
Ukraina ka njoftuar se të gjithë trupat ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit tashmë janë larguar nga zona, ndërkohë që pak më parë u raportua se vetëm një pjesë e vogël e tyre ishin tërhequr.
“Sipas stafit të termocentralit bërthamor të Çernobilit, tani nuk ka të huaj në vend,” tha firma shtetërore bërthamore Energoatom.
Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu edhe nga qyteti i afërt i Slavutych, ku jetojnë punëtorët në Çernobil. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tani po përgatitet të dërgojë një mision në objektet e mbetjeve radioaktive në Ukrainën veriore.
Çernobili u kap nga trupat ruse menjëherë pasi pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt, megjithëse stafi ukrainas mbeti në dhomën e kontrollit.
Top Channel