Në një sulm të paprecedent, shefi i agjencisë britanike të përgjimeve, GCHQ, më të madhe në botë jashtë territorit amerikan, e cilëson “luftën personale” të Putinit në Ukrainë si një boomerang.
Sipas të dhënave nga përgjimet e agjencisë britanike, Sir Jeremy Fleming, thotë se komanda dhe strukturat e kontrollit të fushatës ushtarake të udhëheqësit rus është në kaos pasi ushtarët refuzojnë urdhrat, sabotojnë pajisjet e tyre ushtarake dhe aksidentalisht rrëzojnë avionët dhe helikoperët e tyre.
Sipas njeriu, agjencia e të cilit përgjon thuajse gjithçka në botë, thekson se këshilltarët e Putinit e gënjejnë atë për humbjet e ushtrisë, apo diskutojnë mes tyre për izolimin e despotit rus dhe qasjen e tij autoritare.
Sipas Sir Jermey, gabimet e Putinit e kanë detyruar atë që të adoptojnë Planin B në Ukrainë , pikërisht atë të barbarisë ndaj civilëve dhe qyteteve.
Shefi i agjencisë britanike të përgjimeve, e cila njihet me si “Petulla”, për shkak të formës rrethore të ndërtesës me pamje jashtëtokësore, ka paralajmëruar Kinën për të mos qenë e lidhur ngushtë me një vend që me ndërgjegje shkel të gjitha rregullat dhe normat për një rend të ri botëror.
Komentet e rralla në publik të një udhëheqësi botëror erdhën pasi zyrtarët amerikanë thonë se Putin kushte humbur besimin tek gjeneralët e tij ushtarak, të cilsët kanë frikë ti thonë atij të vërtetat e luftës në Ukrainë.
Agjencia e përgjimeve GCHQ mbledh dhe përgjon komunikimet në mbarë botën erdhën pasi zyrtarët amerikanë thonë se Putin kishte humb besimin tek gjeneralitetet e tij ushtarak të cilët kanë frikë ti thonë atij të vërtetat e luftës në Ukrainë. Agjensia e përgjimeve GCHQ mbledh dhe përgjon komunikimet në mbarë botën për të identifkuar dhe eliminuar kërcënimet ndaj Britanisë ndërkohë që bashkëpunon ngushtë me konsorciumin e quajtur “pesë sytë” me Shtetet e Bashkuara, Austrinë, Kandanë dhe Zelandën e Re.
Britanikët historikisht por edhe gjatë luftës në Ukrainë kanë qenë burim i besueshëm dhe i konfirmuar i asaj që ndodh në terren në luftën në Ukrainë dhe në radhët e forcave dhe qarqet politike dhe ushtarake ruse qoftë edhe për shkak të aftësive përgjuese të kësaj agjencie britanike të kundërzbulimit.
Top Channel