Po puntonte me vinç, i riu ndërron jetë në firmën e babait në Shijak
31/03/2022 10:35
Një 30-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shijak. Ngjarja ndodhi në ambjentet e një kompanie private teksa i riu nga Shijaku E. Dervishi po punonte me vinç.
Sipas policisë vendore, aksidenti në punë u regjistrua rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. Dervishi.
I biri i administratorit ka qenë duke punuar me vinç kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Babë e bir kishin një firmë mermeri në Shijak, ku punonin së bashku.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel