Nuk po shohim tërheqje të trupave ruse në Ukrainë, përkundrazi, presim sulme të tjera deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një qëndrim që duket në një linjë me skepticizmin e zyrtarëve amerikanë lidhur me pretendimin e Moskës se po largon ushtarët nga zonat rreth Kievit e Chenihivit, në shenje vullneti të mirë për negociatat e paqes.
Stoltenberg: Sipas të dhënave tona të inteligjencës, njësitë ruse nuk po tërhiqen por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Në të njëjtën kohë, kërkon të ruajë presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim sulme të tjera që do të sjellin edhe më shumë vuajtje.
I kemi dëgjuar deklaratat e fundit se Rusia do të zvogëlojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe në Ukrainën veriore. Por Rusia ka gënjyer vazhdimisht për qëllimet e saj. Kështu që ne mund ta gjykojmë sot vetëm për veprimet dhe jo për fjalët e saj. Është e qartë se ne kemi parë shumë pak vullnet nga pala ruse për të gjetur një zgjidhje politike,” shtoi kreu i aleancës veri-atlantike.
Stoltenberg i mëshoi idesë se ekziston një lidhje e ngushtë mes asaj që ndodh në fushëbetejë dhe zhvimilleve në tryezat e negociatave, e këto tha ai, na lejojnë t`i sigurojmë mështetje Ukrainës dhe të forcojmë pozicionin e saj në raport me bisedimet e paqes.
Top Channel