Këshilli Bashkiak i Kukësit vlerëson me titull nderi Drejtorin e Spitalit të Prizrenit, doktor Afrim Avdajn

31/03/2022 16:40

Këshilli Bashkiak i Kukësit me propozimin e disa këshilltarëve ka vlerësuar në mbledhjen e tij të radhës me titullin qytetar nderi i Kukësit,Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, doktor Afrim Avdaj.

Kreu i bashkisë Safet Gjici, tha se ky titull shkon në shenjë angazhimi, mbështetjeje e shërbimi për banorët e Kukësit dhe pacientët që marrin shërbim në spitalin e Prizrenit.

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit prej vitesh marrin shërbim qytetarët kuksianë prej të cilëve 14 janë të shërbimit të hemodializës.

Gjatë periudhës dy vjeçare të pandemisë shumë pacientë më Covid 19, nga qarku i Kukësit janë trajtuar në spitalin e Prizrenit, në mesin e tyre edhe Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA