Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi se do e vriste me armë zjarri.
Ai u kallëzua nga gruaja e identifikuar me inicialet M.P.
Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i 44-vjeçarit të identifikuar si L. P., banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel