“Do ia përplasja në fytyrë”, Berisha tregon për çfarë do të fliste në Kuvend: Të miratohet rezolutë për aktin e Ramës

31/03/2022 12:10

Sali Berisha ka folur jashtë sallës së Kuvendit pasi zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Jaho nuk i dha fjalën. Berisha kërkoi të miratohet rezolutë për të dënuar Edi Ramën për sjellje të papranueshme ndaj vajzave dhe grave.

Berisha: Do të denoncoja aktin e shëmtuar të Edi Ramës ndaj gazetares. Dënimin brutal, absurd që ai bëri me 60 ditë burg informativ. I kërkoi gazetares burg informativ për 60 ditë për faktin e vetëm se e pyeti se si ndjehet që po krijohet një grup parlamentar në burg.  U bëj thirrje deputeteve që të miratohet një rezolute për të dënuar këtë akt mizogjinik dhe anadollak të Edi Ramës që ka sjellje të papranueshme ndaj vajzave, zonja e zonjushave të cilat kryejnë detyrën. 

Felaj nuk pranoi të më jepte fjalën, atëherë vendosa të dal para jush për të dënuar aktin e shëmtuar të Edi Ramës. Sa do ia përplasja të gjitha në fytyrë, ia mbathi. Dërdëlliti 2 orë e sa, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila me fakte e hodhi poshtë. Do ta demaskoja para publikut, ndaj dhe unë dola për të shfrytëzuar fjalën. Të futet në rendin e ditës për miratimin e një rezolute.Propozimi im do të jetë ti pres biletën kësaj qeverie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA