Berisha “merr” dhe grupin, vjen në mbledhje/ Alibeaj: Je non- grata dhe prish marrdhëniet me SHBA

31/03/2022 15:05

Me 9 shtator u dëbua nga grupi parlamentar  nga  Lulzim Basha, por të enjten në mëngjes Sali Berisha u ul në të njëjtën karrige që është ulur më parë  duke bërë ‘nul’ në formë dhe në përmbajtje, çdo vendim te marrë nga lidershipi demokrat.

Lulzim Basha shkëlqeu sërish me mungesën e tij dhe peshën e përballjes me ish liderin historik  e ka marrë përsipër kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj i cili i kujtoi Sali Berishës masën e përjashtimit.

Berisha: Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është’ nul ainvoid’ dhe nuk ekziston.

Alibeaj: Të lutem ka një vendim te parlamentit që në datën 10 shtator ka konstituar se cili është grupi parlamentar i PD.

Por, masa  e përjashtimit nuk është arsyeja e vetme që sipas Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet te jetë më në PD. Sy për sy, ai i sqaroi arsyet se pse vendimin  i amerikanëve që e shpalli non-grata dëmton rrugëtimin e partisë.

Alibeaj: Që te jemi të bashkuar por mbi të gjitha fitues ka një gjë te rëndësishme ashtu siç bëri Basha me dorëheqjen do duhet te ndodh si simetri logjike jo si kush jo si kusht.

Basha: Anëtaresia e gjykoi dhe i dha Lulzim braves, Lul Bashës shkarkimin që meritoi dhe sot ai nuk është më këtu.

Ndarja e thellë që shkaktoi divorci i Bashës me Berishën është reflektuar  më se shumti ne baze ku demokratet u vendosen kunder njeri-tjetrit per shkak te kryetareve.  bashkimi duket mision i vështire por jo i  pamundur.

Alibeaj: Bashkimi bëhet në bazë por sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur ne mënyrë të dhunshme si zoti Berisha bën ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar

Berisha: Unë mendoj se është rast unik qe PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj.

Sesi ky diversitet mund ti mbijetoje rivalitetit, është ende një pikëpyetje e madhe mbi selinë blu. me optimisti mbetet gjithsesi Lulzim Basha, i cili edhe pasi dështoi të mbajë Berishën larg PD-se, u shfaq sot i buzëqeshur në Kuvend

Basha: Një nga vlerat është orientimi euro-atlantik. E kam të qartë rrugën që duhet të përshkrojë PD për të qenë një alternativë. Ujërat janë akoma të turbullta, por do qartësohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA