Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha ka kërkuar fjalën por zv.kryetarja nuk pranoi.
“Fjalën e ka kryetari i grupit parlamentar të opozitës, Enkelejd Alibeaj. Alibeaj i ka dhënë fjalën Tabakut”, tha Felaj.
Ndërkohë, sapo Tabaku filloi të fliste, Rama u largua nga salla. Deputetja e PD tha se Edi Rama do të duhej të kërkonte falje sot për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
“Unë do të kërkoja ndjesë me kokën ulur që Alqi Bllako dhe Lefter Koka ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Sot nëse kishte drejtësi, Edi Rama duhet të ishte përpara drejtësisë, nëse unë do të isha ulur në një kabinet qeveritar, do të kisha hapur rrugën drejtësisë pa anjë kufizim.
Kjo është ajo që duhet të kishte bërë një qeveri e përgjegjshme, nëse do të kishte normalitet ky parlament do të kishte ndërprerë kontratat e inceneratorëve”, tha Tabaku.
Top Channel