Disa nga ushtarët rusë janë pa përvojë dhe në lidhje me këte fakt ka prova, megjithëse Rusia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë.
Moska dje ka bërë me dije se ushtrisë ruse i janë bashkuar 16 mijë trupa nga Lindja e Mesme shumë prej të cilëve më parë kanë luftuar kundër ISIS dhe tashmë janë treguar të gatshëm ti vijnë në ndihmë vullnetarist Rusisë.
Ata mund të kenë më shumë përvojë se disa nga homologët e tyre rusë dhe ekspertët thonë se ka të ngjarë të jenë më të aftë në llojin e luftimeve urbane të nevojshme për të marrë qytete dhe mund të jenë më pak hezitues në vrasjen apo sulmet ndaj civilëve rusë.
Shumë rusë kanë lidhje të ngushta me Ukrainën dhe i konsiderojnë njerëzit atje si “vëllezër”. Kremlini me sa duket i di të gjitha këto, kjo është arsyeja pse ai ishte kaq i prirur të publikonte aksesin e tij ndaj luftëtarëve të Lindjes së Mesme – edhe pse ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do t’i dërgojë ata.
Top Channel