Tymi mbulon lagjen në Vlorë, mbeturinat digjen që në mëngjes
30/03/2022 08:41
Djegja e mbeturinave urbane në Vlorë këtë mëngjes ka bërë që një pjesë e lagjes Kushtrimi në periferi të qytetit mbulohet nga shtëllungat e tymit.
Bashkia e Vlorës ka njoftuar të zjarrfikësit si dhe punonjësit e shërbimeve publike për të bërë te mundur shuarjen e këtij zjarri.
“Sot ka nisur zjarri, nga ora 1 e natës. Punëtorit i kanë vënë zjarrin, ata që mbledhin mbeturinat. Shih ca është bërë, këtu nuk guzon të vësh gjë jashtë. Këta punëtorët ia kanë venë zjarrin, gjejnë tela bakri, shiko cfarë është bërë”, është shprehur një banor për Top Channel.
Edhe para disa muajsh e ka ndodhur e njëjta situatë, e cila rrezikon shëndetin e banorëve prreth zonës.
Top Channel