Komisioni i Rithemelimit: Ata që shkelën statutin të mos japin leksione dinjiteti

30/03/2022 18:39

Drejtoresha e Komunikimit të Partise Demokratike, Floriana Garo, i është kundërpërgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të Parisë Demokratike Gazment Bardhit, i cili tha ditën e djeshme se Berisha me ‘non gratën’ e tij po ‘përdhos’ dinjitetin e të gjithë deputetëve dhe të partisë.

Garo u shpreh në deklaratën e saj, se ata që kanë shkelur statutin nuk mund të japin leksione dinjiteti, por duhet të lexojnë vullnetin e demokratëve të cilët e konfirmuan besimin e tyre më 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe 6 Mars.

Reagimi:

Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike! Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars. Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.  Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund! Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre. Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

Floriana Garo,

Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA