Johnson: Qëllimi nuk është largimi i Putinit, duam të mbrojmë Ukrainën

30/03/2022 16:45

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme ka bërë me dije se qëllimi i asnjë vendi e as i Mbretërisë së Bashkuar nuk është që të zhdukin Putin nga politika botërore e ajo ruse.

Teksa është pyetur nëse e mbështet deklaratën e Joe Biden dhe fjalët e forta që ai përdori disa ditë më parë për presidentin e Rusisë, ai e kundërshtoi të kishte diçka personale me Putinin dhe se interesi i Mbretërisë së Bashkuar është stabiliteti dhe paqja në botë.

Teksa komentoi situatën në Ukrainë ai tha se ajo çfarë po bëjnë të gjitha vendet, është se po mbrojnë Ukrainën nga kjo luftë barbare e pakuptimtë dhe se nuk kanë asnjë qëllim negativ ndaj Rusisë.

“Ne thjesht po nisemi për të ndihmuar  popullin e Ukrainës dhe për t’i mbrojtur ata kundër dhunës barbare dhe të paarsyeshme. Kjo është ajo që ne po bëjmë.”- tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA