Bardhi: Çdo sjellje që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar është jo demokratike

30/03/2022 16:17

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi komentoi në Twitter vendimin e Sali Berishës për të qenë pjesë e mbledhjes së thirrur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Ai u shpreh se në një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike.

Gazment Bardhi: Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.  Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.  Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.

Kujtojmë se në Partinë Demokratike pritet të mbahet një mbledhje e grupit kuvendor, por ka disa mosmarrëveshje.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga bën me dije se po tentohet të bëhet mbledhja e parë e grupit parlamentar pas 3 muajsh ku do të marrin pjesë edhe të pezulluarit edhe të përjashtuarit.

Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit në orën 09:00, ditën e enjte, pak para seancës plenare. Këtë njoftim e kanë marrë deputetët e PD dhe të pezulluarit.

Nëpërmjet Flamur Nokës, i kanë kërkuar Alibeajt që të marrin pjesë edhe të përjashtuarit, gjë që e ka pranuar por me kushtin e vetëm që të mos pranohet Sali Berisha, i cili është ‘non grata’ nga SHBA dhe i përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në këtë moment është mbledhur me deputetë të rithemelimit dhe pritet të ketë një vendimmarrje, por deri tani refuzon që grupi i Rithemelimit t’i bashkohet mbledhjes së deputetëve të PD dhe ai vetë të mos jetë i pranishëm. Por ish lideri i PD-së nuk tërhiqet. I pyetur nga gazetarët nëse është njoftuar për mbledhje, Berisha tha: Do jem i pari që do të shkoj në mbledhjen e grupit parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA