Kanë mbërritur në Tiranë sportistët e parë ukrainas, në përpjekje për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës dhe për të krijuar një shans që të vazhdojnë ëndrrën e tyre të madhe sportive për aktivitetet ndërkombëtare që i presin.

8 atlet dhe dy trajnerët e tyre u pritën në aeroportin e Tiranës nga presidenti i Komitetit Olimpik. Fidel Ylli i cili ka theksuar më pas se gjithcka, nga transporti dhe deri tek qëndrimi në hotel dhe siguria e tyre është marrë përsipër nga qeveria shqiptare.

Gjthçka është marrë përsipër nga qeveria shqitpare dhe kryeministri Rama për sigurinë transportin dhe vendqëndrimin e tyre.

I pranishëm në aeroportin e kryeqyteti ishte edhe ambasadori Ukrainas në Tiranë Volodymyr Shkurov.

Këto janë sportistët e parë që vijnë në Shqipëri. Shumica e ukrainasve që janë larguar nga vendi janë në shtetet tona fqinje si Polonia, Hungaria apo Cekia. Në të ardhmen do të vijnë edhe emigrant të tjerë nga Ikraina këtu edhe pse për momentin nuk mund të them se sa. Situata atje është shumë tragjike, shumë miq të mi atje në Keiv janë pa shtëpi, pa asgjë për momentin, kam edhe disa miq që për fat të keq kanë humbur jetën atje. Por dua t’juflenderoj ju për mikpritjen.

Sportistët janë  atlet të disiplinave të ndryshme por në një moshë fare të re që varion në 20 dhe 21 vjec.

Unë jam nga Donjetsku nje vend i bombarduar, dëgjoja krisma shumë dhe nuk i dua ato. Kam ardhur këtu që të stërvitem dhe të vazhdojë përgatitjet për botërorin U20 në Kolumbi. Familja ime është Akoma në Ukrainë dhe do të doja shumë të vinin edhe  ata. Për momentin ata nuk kanë ndonjë shqetësim por e di që rrezikohen atje.

Jam shumë i frikësuar për familjen time pas i kam një motër atje me mbesën e vogël dhe mamin. Janë në situatë të rrezikshme.

Sportistët ukrainas së bashku me dy trajnerët e tyre do të qëndrojnë në qytetin e Elbasanit ku do të kenë’ mundësi edhe të stërviten në Elbasan Arena, stadium i cili ka edhe pistë atletike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA