Një 2-vjeçar mbeti i plagosur këtë të mërkurë, pasi shoferi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin rrethues të një banese në Bathore.
I mituri, i cili ishte pasagjer në makinë ndodhet në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel