Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për trafik narkotikësh është vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Antwerp” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. B., 27 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.
Top Channel