BE i heq rusëve pasaportat e arta, në diskutim nënshtetësia e oligarkëve

29/03/2022 12:14

Rusia merr një tjetër goditje nga Komisioni Europian, i cili rekomandoi që që vendet e BE-së t’i japin fund skemave të pasaportave të arta që u lejojnë njerëzve të pasur të blejnë shtetësinë e bllokut dhe u kërkoi atyre të vlerësojnë nëse oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin ose atyre që mbështesin luftën në Ukrainë duhet t’u hiqen të drejtat e nënshtetësisë.

Komisioni nisi procedurat e shkeljes kundër Qipros dhe Maltës në vitin 2020 në lidhje me skemat e tyre të pasaportave të arta, dhe sulmi rus kundër Ukrainës ka tërhequr një vëmendje më të madhe për këtë temë. Ai paralajmëroi se disa shtetas rusë ose bjellorusë, të cilët janë ndër 877 individët e shënjestruar nga ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit të vendosura që nga viti 2014, ose që mbështesin sulmin rus ndaj të fqinjit të tij, mund të kenë marrë nënshtetësinë e BE-së ose leje për të lëvizur lirshëm në zonën “Shengen” nëpërmjet këtyre skemave.

Dega ekzekutive e BE-së tha se vendet duhet të shqyrtojnë tani mundësinë e tërheqjes së pasaportave të arta të lëshuara për individë të tillë. BE gjithashtu rekomandoi heqjen e menjëhershme të lejeve të qëndrimit që janë dhënë në bazë të një skeme investitori për qytetarët rusë ose bjellorusë që mbështesin luftën ose janë goditur nga sanksionet.

Sipas Parlamentit të BE-së, dymbëdhjetë vende të BE-së ofrojnë të lejet e qëndrimit bazuar në skemën e investimeve. Kushtet minimale të investimit variojnë nga 60,000 euro deri në 1,250,000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA