“Amnesty International” e akuzoi hapur Rusinë për krime lufte në qytetin ukrainas të Mariupolit, i cili po kthehet në një gërmadhë prej bombardimeve.
Së shpejti, organizata e të drejtave të njeriut do të publikojë një raport të zgjeruar mbi shkatërrimin e shkaktuar nga sulmi i Rusisë në qytetin pranë Detit Azov, pohoi sekretarja e Përgjithshme e saj, Agnes Callamard.
“Rrethimi i Mariupolit, mohimi kërkesave për evakuim humanitar të popullatës, dhe shënjestrimi i civilëve, sipas hetimeve të “Amnesty International”, përbën krime lufte.
Ky është realiteti i Ukrainës tani,” tha Callamard. Sipas saj, kriza në të cilën gjendet Ukraina sot, sulmi ndaj këtij vendi nuk është thjesht një shkelje e ligjit ndërkombëtar: është një agresion dhe shkelje e statutit të OKB-së”.
Edhe administrata e Presidentit Joe Biden ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe ka bërë të ditur se Uashingtoni do të koordinohet me vende të tjera për të ndjekur në rrugë ligjore përgjegjësit. Paralelisht me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, Rusia është duke zhvilluar edhe një proces negociatash me Kievin.
Por Ulrich Brueckner, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford në Berlin, thotë se nuk ka asnjë arsye për të besuar se Rusia është e sinqertë në përpjekjet e saj për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe kujton sesi Moska deri në momentin e fundit, i mohoi me forcë planet për pushtimin e Ukrainës.
Top Channel