Një djalë i klasës së shtatë humbi ndjenjat sot në shkollë në Britaninë lindore dhe megjithë ndihmën e dy ambulancave dhe një helikopteri që u ul në fushën e shkollës, nuk u arrit të shpëtohej.
Një zëdhëns i shkollës në Essex tha: “Në mesditë patëm një episod mjekësor me një prej fëmijëve. Ambulancat dhe shërbimet e emergjencës dhanë ndihmën për fëmijën dhe në mbështetje të stafit dhe nxënësve të tjerë. Për fat të keq fëmija ka humbur jetën dhe prej respektit të familjes nuk do të komentojmë më tepër në këtë pikë”.
“Shkolla do të jetë e hapur nesër dhe do të ketë ndihmë specialiste teksa fëmijët do të informohen fillimisht nga mësuesit e tyre”.
Në një email të shpërndarë për stafin thuhej: “Me trishtim njoftojmë se një djalë i vitit të 7-të u mor me ambulancë ajrore pasi pësoi në dukje një atak kardiak. Për fat të keq ai është shpallur i vdekur”.
“Shkolla do të jetë e hapur nesër, duke u përpjekur të vijojmë normalisht sa mundemi. Kemi kërkuar ndihmë për incidentin kritik dhe do të ketë specialistë këshillimi.”
Policia e Essex tha: “U thirrëm në shkollë nga koleget e ambulancës rreth ores 13.00 pas shqetësimeve të mireqenies se një të riu. Po e trajtojmë këtë si një episod mjekësor. Falemnderit për shqetësimin”.
Top Channel