Ukraina do të japë “Çmimin e Paqes” për kompanitë që u shkëputën nga Rusia

28/03/2022 09:30

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy, do të japë “Çmimin e Paqes” për të gjitha kompanitë ndërkombëtare që arritën të shkëpusnin marrëdhëniet me tregjet ruse.

Këtë njoftim e bëri të ditur zyra presidenciale ditën e djeshme, ku në të shkruhet se kompanitë që u larguan meritojnë respektin e ukrainasve dhe njerëzve në mbarë botën.

Kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak, u shpreh se në fund të fundit indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi dhe se qëllimi i tyre është që asnjë qindarkë mos të hyjë në xhepin e agresorit. Ai gjithashtu i bëri thirrje të gjitha kompanive që bashkëpunojnë me tregjet ruse që të ndalin importet dhe eksportet.

“Është e pamundur të mbështeten krimet e luftës, është e papranueshme të bësh tregti me kriminelët e luftës dhe të fitosh para për vrasjen e civilëve.” tha ai.

Që nga pushtimi, shumë korporata ndërkombëtare kanë ndërprerë aktivitetin brenda Rusisë në një mori industrish, duke përfshirë energjinë, transportin, financat dhe teknologjinë. Në një fjalim në parlamentin francez javën e kaluar, Zelensky u bëri thirrje disa gjigantëve të biznesit në Francë që të largohen nga tregu rus dhe ‘të pushojnë së qeni sponsorët e makinës së luftës ruse’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA