Rindërtimi në Manëz, Rama: Jam krenar që ju gjenda pranë, lufta po na kushtëzon

28/03/2022 12:07

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Manëz të Durrësit teksa presin të hyjnë në shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019.

Rama nuk nguroi të përmendte krizën ekonomike të pasuar nga lufta në Ukrainë,e  cila sipas tij ka pasur ndikim të fortë në vendin tonë por jo vetëm. Në këtë situatë të vështirë pas kapërcimit të pasojave të tërmetit dhe pandemisë në Shqipëri, Rama tha se është krenar që iu është gjendur pranë banorëve të Manzës, ku sot hapin dyert 230 apartamente të reja.

Edi Rama: Ndihem krenar për besimin tuaj, besim të cilin ia dhatë kryetarit të bashkisë, që është një shembull i serioziteti dhe durimit. Puna flet vetë, nuk ka nevojë për komente. Sikur të mos na mjaftonte ai tërmet dhe ajo pandemia, tani gjendemi përballë një lufte, që i ndikon të gjithë, edhe neve. Lufta është nisur nga një forcë agresive që përfaqëson një shtet të madh, që furnizon botën me lëndë të parë, duke nisur nga energjia nafta dhe gazi deri tek lëndët e para apo edhe imputet për bujqësinë. Rusia dhe Ukrainë zënë peshën kryesore në këto furnizime dhe kjo luftë ndikon në gjithë zinxhirin. Tërmeti për ju ka qenë nja ngjarje në kurrizin tuaj, ndërsa të tjerët e panë në TV dhe s’keni për ta harruar asnjëherë tmerrin, humbjen e shtëpive me tmerrin se asgjë nuk mund të rimëkëmbej. Ne jemi krenarë që u gjendëm pranë jush dhe sot po japim provën se kur themi që asnjëherë s’duhet ta lëmë vetëm dikë që ka hall më të madh, kështu e shohim ne këtë detyrë. Do të jemi me ata që janë në vejë, e kemi marrë këtë angazhim kur as s’na shkonte mendja që do kishte luftë dhe do i qëndrojmë këtij angazhimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA