Që nga viti 2003 kur filloi të aplikonte politikën e normave të interesit, Banka e Shqipërisë synim kryesor ka pasur t’i ulë ato. Kjo ulje normash e bën më të aksesueshëm për qytetarët të kenë mundësi të marrin para. Pasi normat arritën vlerën rekord të ulëta gjatë pandemisë, Banka është detyruar t’i rrisë përsëri për të luftuar krizën e çmimeve:

“Kjo masë çon në rritjen e kosto së kredive, rritjen e kostos së parasë, përzgjedhje më të mirë dhe të kujdesshme nga ana e bankave dhe kjo është e pashmangshme që edhe kosto e shërbimeve të tjera bankare të rritet më tej dhe e gjitha në fund çon në rritjen e kostos të së bërit biznes dhe të kostos së qytetarëve. Besoj se norma do të rishikohen dhe në tërësinë e vet nuk mund të mos dërgojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Indeksi i çmimeve të konsumit apo inflacioni erdhi për dy shkaqe kryesore në vend:

“Brenda vendit për shkak të politikave të dështuara që janë ndjekur kryesisht për të nxitur prodhimin, mbështetja minimaliste e sektorit të bujqësisë, kurse nga jashtë është mbartja e efekteve të krizës, sepse jemi pjesë e ekonomisë globale.”

Sipas ekspertit Zef Preci, vendimi i Bankës së Shqipërisë duhet të mbështetet edhe nga qeveria, me rishikimin e politikës së taksave:

“Përmirësimi i politikës fiskale në ditët e sotme është mirëadministrimi. Zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, pa rritur taksa dhe pa bërë populizëm me taksa që hiqen dhe vihen. Nëse sot importojmë 55% të drithit nuk duhet të jetë kshu vitin që vjen dhe që këtë vit, duhen të merren masat përkatëse. ”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA