Katër vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori nuk mund ta mposhtë lirinë, Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas
Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje skype në emisionin Open në Top Channel tha se fajin për rritjen e çmimit të karburanteve e ka shteti shqiptar.
Ai tha se është vendosur një çmim abuziv pasi në të gjitha vendet ku merret nafta ka çmim fiks.
“Në të gjitha analizat, përgjegjësinë për rritjen e çmimit e ka qeveria dhe jo tregtarët e naftës. Do ju jap një sërë arsyesh. Shqipëria importon 100% të naftës. Në momentin që Shqipëria u zhvesh nga pronësia e prona e saj, dhe e ka lënë në dorë të paditur, ka ardhur ky çmim abuziv. Shqiptarët të kuptojnë që ndryshe nga produktet e tjera, nafta ka çmim fiks. A e merr në Moskë, a Arabi Saudite, ka të njëjtin çmim”, tha Spahiu.
Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.
Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë.
Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë. Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.
Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, vendimi vlen deri ditën e martë, në mbledhjen e radhës së bordit. Bëhet me dije se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes se çmimit, nga formula fillestare qe bordi ka ndjekur ne caktimin e çmimeve te karburanteve.
Top Channel